Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Analisti Mentor Nazarko u shpreh sonte në “Log.” që sulmi që i bëri biznesmenit italian ishte një budallallëk i Edi Ramës që po e paguan Shqipëria.
“Çështja Francesco Becchetti po përdoret në fushatë si dëshmi e represionit apo personalizimit të sulmit të shtetit ndaj një kompanie që kishte media por ishte e përfshirë në leje, kishte koncesion.
Ishte nga ato raste i pari që Rama, bëri një… si rregull Rama nuk sulmon në vetë të parë njerëzit e biznesit, aq më tepër të biznesit të madh, në atë rast e bëri, ishte një nga ato budallallëqet e veta të mëdha. Por si do ta zgjidhte PD? Nëse do të ishte në pushtet.
Pasi duket se po e mbron historinë e biznesit të Francesco Becchetti, ndërkohë kishte një histori problematike edhe në Itali, që lidhej me pastrimin eventual të parave. Ndërkohë me Shqipëri kishte probleme që e lidhnin me plehrat apo mos përmbushjen e kontratave me HEC-in e Kalivaçit.
Në rastin e Ramës po e paguan shtrenjtë Shqipëria eventualisht, duke e sulmuar ai personalisht Francesco Becchettin po konsiderohet si ndërhyrje që vjen prej kryeministrit, shndërrohet në një urdhër për sekuestro, veprim të prokurorisë, të gjitha argumentet e Becchettit në Arbitrazh lidhen me ndërhyrjen eventuale të kryeministrit” tha Mentor Nazarko.
Kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj tha se Edi Rama në një vend normal duhet të hetohej nga drejtësia për kërcënimin ndaj Francesco Becchettit.
“Francesco Becchetti nuk ishte problem, u bë në momentin që krijoi një Tv dhe vendosi të ishte kritik dhe të sulmonte qeverinë, të paktën sipas këndvështrimit të Edi Ramës, unë nuk jam avokat i tij, por përsa di unë nuk ka asnjë cështje me Italinë.
Nuk ka pasur, nuk di të jetë hetuar janë shpifje që mund të ketë nxjerrë Edi Rama, pasi do ta kisha marrë vesh. Francesco Becchetti nuk është dënuar kurrë në Itali për pastrim parash apo evazion fiskal.
Nuk di të ketë lidhje me inceneratorë, di që familjarë të tij, por ai ajo. Francesco Becchetti është sulmuar është mbyllur një TV. Duhet ti paguajmë Francesco Becchettit 110 mln euro falë hakmarrjes së Edi Ramës, kemi edhe problemin e gazetarisë, që është mbyllur një TV.
Nga hetimet ka dalë që vetë përfaqësuesit e Francesco Becchettit e kanë kërcënuar. Në një vend normal Edi Rama do të hetohej” tha Shehaj./ db/ Abcnews.al