Shqipëria dhuron 100 mijë euro për Notre Dame

schedule13:40 - 17 Prill, 2019

schedule 13:40 - 17 Prill, 2019

Pas një lumi donacionesh me qëllim rindërtimin e katedrales së Notre Dame në Paris, vlera e të cilave ditën e mërkurë arriti shifrën e 1 miliard dollarëve, u bë pjesë edhe Shqipëria.

Duke u solidarizuar me parizienët dhe gjithë Francën, e cila mori një goditje fatale kur ditën e hënë flakët përfshinë një nga monumentet me më shumë vlerë historike dhe kulturore në vend, shteti Shqiptar ka vendosur të dhurojë 100 mijë euro për kauzën e rindërtimit të objektit 850-vjeçar.

Pjesë e listës së donacioneve, ku përfshihen si shtete ashtu edhe individë, pritet të bëhet edhe shteti i Kosovës. Sipas mediave vendase, kryeministri Haradinaj ka shprehur vendosmërinë për ndihmë financiare ndaj shtetit francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!