Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave/ Balluku: Forcim i vendit tonë në skenën ndërkombëtare

schedule12:45 - 27 Tetor, 2023

schedule 12:45 - 27 Tetor, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me lajmin se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka zbuluar të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF.

Sipas Ballukut, ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.

“SHQIPËRIA DEL NGA LISTA GRI E FATF (Financial Action Task Force). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri. Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë. Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, ka shkruar ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!