Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, reagon Rusia

schedule15:00 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:00 - 16 Qershor, 2021

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton abcnews.al.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet ruse kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë “Tass“.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-sëmë 1 janar 2022. Ato do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga janari 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!