Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë, në kuadër të grupit E kualifikues për Euro 2024.
Sfida që zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës ka bërë që edhe policia e kryeqytetit të tregojë planin e masave për këtë përballje. Blutë kanë njoftuar rrugët që do bllokohen, ndërsa hyrja e tifozëve në stadium do bëhet pas kontrollit në disa pika, duke nisur nga ora 15:00. Blutë tregojnë edhe ‘burgun’ për hedhjen e sendeve të forta dhë të palejuara në fushë.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar./ h.ll/abcnews.al