Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëri, o nëna ime…” Premiera, një himn për atdheun në skenën e TKOBAP-së

schedule10:35 - 7 Nëntor, 2025

schedule 10:35 - 7 Nëntor, 2025

Në studion e “ABC të Mëngjesit”, këtë të premte ishin të ftuar Aranit Hoxha, këngëtar i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, si dhe valltarët Marjana Shkreta dhe Reji Berisha pjesë e një projekti që ngre lart shpirtin dhe identitetin shqiptar. Ata sollën detaje për premierën më të re të Ansamblit, koncertin madhështor “Shqipëri, o nëna ime…”, që do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

“Ky është një koncert që vjen si një himn për Shqipërinë, për rrënjët dhe shpirtin tonë kombëtar”, tha këngëtari Aranit Hoxha.

Sipas tij, repertori është i ndërtuar si një mozaik emocionesh që përmbledh dashurinë për vendin dhe krenarinë për traditën.

“Janë këngë që burojnë nga shpirti i popullit, valle që flasin me ritmin e tokës shqiptare. Koncerti sjell emocione që zgjojnë kujtesën e brezave,” shtoi ai.

Spektakli i ri i Ansamblit Kombëtar sjell në një skenë të vetme flamurin, këngën dhe vallen, të cilat bëhen një për të përcjellë mesazhin e dashurisë për atdheun.

“Shqipëri, o nëna ime…” vjen si një premierë e veçantë, që përmbledh forcën, emocionin dhe krenarinë e këngës e valles shqiptare.

Publiku do të udhëtojë përmes motiveve të trevave tona, nga veriu në jug, në një udhëtim muzikor ku fjala, ritmi dhe ndjenja bashkohen në një mesazh të vetëm dashurinë për Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!