Shqipëri lejon importin e shpendëve nga Kosova, urdhri i ndalimit vetëm për Gjakovën

schedule19:57 - 16 Qershor, 2022

schedule 19:57 - 16 Qershor, 2022

Shqipëria ka hequr urdhër ndalimin i cili nuk lejonte importimin e shpendëve të ardhura nga Kosova, duke lënë në fuqi urdhrin vetëm për zonën e Gjakovës.

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë në qershor të vitit të kaluar vendosi që të ndalonte importin e mishit të shpendëve nga Kosova, pas rasteve të influencës aviare që u shfaqën tek shpendët.

Ndërkohë që pas komunikimeve me Autoritetet e Kosovës, në datën 13 Qershor, është lejuar Importi nga Kosova duke mbajtur të ndaluara vetëm zonën e Gjakovës ku ka pasur prezence të sëmundjes.

Urdhri:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!