Shqipëri-Kosovë, ekonomia në mes/ Civici: Dy vendet kanë pak projekte të përbashkëta

schedule20:49 - 1 Nëntor, 2024

schedule 20:49 - 1 Nëntor, 2024

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë pak projekte të përbashkëta, sa i përket zhvillimit ekonomik.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Civici u shpreh se ka probleme në lidhje me harmonizimin e politikave fiskale.

Adrian Civici: Ne, e kemi vullnetin që ato mbledhjet e dy qeverive, nuk janë vetëm simbolik. Nuk mund të barazohen me dy ose tre marrëveshje që mund të jenë të rangut të dytë dhe të rangut të tretë për nga rëndësia. Një nga problemet që ka Ballkani sot, është që duke qenë treg i vogël, i përbërë nga tregje të vogla, investime të huaja nuk vijnë dot se nuk kanë interes dhe nuk ka fitim. Shqipëria me Kosovën, me përjashtim të projektit që ka me interkonjeksionin e energjisë elektrike apo Rrugën e Kombit, pak projekte ka të përbashkëta, sa i përket zhvillimit ekonomik. E njëjta gjë, janë edhe harmonizimi i politikave fiskale. Ne dhe vazhdimisht dhe biznesi e ndjen shumë, ndryshe TVSH në një vend, ndryshe tarifat doganore, ka edhe shumë elementë të tjerë, largojnë logjikën e llogaritjes së kosto, investimeve, fitimeve. Çështja është a do fillojmë të harmonizojmë politika, apo ekonomi të integruara.

Alban Zusi: Ti nuk shkon dot si ndërmarrje dhe të shpërndash në 10 njësi të ndryshme. Nuk ke asnjë lloj shansi ta ndjekësh biznesin nga Tirana në Kosovë. Duhet të bësh 10 deklarata të nsdryshme.Për të bërë biznes nga Shqipëria në Kosovë, duhet të hapësh biznes të ri në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!