Shqetëson Nedim Bajrami, dëmtohet në kofshë kundër Milanit

schedule09:27 - 13 Mars, 2022

schedule 09:27 - 13 Mars, 2022

Nedim Bajrami shqetëson Empolin. Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Milanit ai nuk mundi të qëndronte dot deri në fund.

Ai ka ndjerë një shqetësim në kofshën e djathtë dhe u zëvendësua 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Mediat në Itali shkruajnë se dyshohet për një dëmtim muskulor dhe sot mund të ketë të reja, pasi kryerjes së kontrolleve mjekësore.

Bajrami është pjesë e rëndësishme edhe për Shqipërinë, që me 26 mars dhe 29 mars do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!