Nikola Milenkovic është një nga objektivat e Milanit për repartin e mbrojtjes. 23-vjeçari është pjesë e Fiorentinës, teksa është i vetmi lojtar që ka luajtur të gjitha takimet me minutazh të plotë në skuadrën nga Firence (numëron edhe 2 gola në kampionat).
Kuqezinjtë e pëlqejnë prej kohësh, por gara për shërbimet e serbit është e fortë. Për Milenkovic ka interesim edhe nga Premier League, konkretisht nga Manchester United dhe Tottenham. Solskjaer dhe Mourinho e shohin si përforcimin e duhur për ekipet e tyre.
Kontrata e lojtarit shtatlartë me Fiorentinën përfundon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi është larg. Dy klubet e Premier League po përgatisin ofertat e tyre për drejtuesit e Fiorentinës, teksa kanë nisur edhe bisedimet me Fali Ramadanin, agjentin shqiptar të qendërmbrojtësit. /abcnews.al