Shqetësohet Mazzarri, Osimhen lë Champions League, për “Topin e Artë afrikan”

schedule13:36 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 12 Dhjetor, 2023

Largimi i teknikut, Luciano Spalletti duket se e ka “mërzitur” jo pak, “bomberin” nigerian, Victor Osimhen, i cili nuk po gjen “rehat” këtë sezon, teksa pas problemeve, me teknikun francez, Rudy Garcia, tanimë kanë filluar edhe krisjet e para, me “strategun” e mirënjohur italian, Walter Mazzari.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, “Blutë” e Napoli presin në “Stadio Diego Armando Maradona”, portugezët e Braga, në përballjen vendimtare, për kalimin në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, mirëpo “pyka” e sulmit napoletan ka lënë skuadrën në baltë, teksa me anë të një avion privat është nisur për në Marok, për të marrë pjesë në ceremoninë festive të dhënies së trofeut, të lojtarit më të mirë afrikan ose siç njihet, në kontinentin fqinj, “Topi i Artë Afrikan”.

Largimi i Osihmen nuk ishte ajo çfarë prisnin në Napoli në prag të kësaj sfide kyçe, megjithatë sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, “Blutë” janë në dijeni të kësaj situate dhe madje e kishte pajisur vetë me leje sulmuesin e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!