Shqetësohen Partizani e Tirana, dëmtohen Rrapaj e Ismajlgeci me kombëtaren U-21

schedule17:15 - 26 Mars, 2022

schedule 17:15 - 26 Mars, 2022

Kombëtarja U-21 u mposht ditën e djeshme nga Republika Çeke 1-0, ku autogoli i shënuar nga Kalaj do të vendoste edhe këtë përballje e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2023” për 21-vjeçarët.

Në këtë takim nga minuta e parë u aktivizua edhe mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, i cili për fat të keq pësoi një dëmtim që e detyroi të linte fushën e lojës që në pjesën e parë. Mëngjarashi i kryeqytetasve mori një dëmtim për të cilin duhet parë gjendja e tij nëse do të mund të luajë ndeshjen e ardhshme me Shpresat apo jo. Sigurisht se kjo situatë ka shqetësuar edhe Orges Shehin, teksa shikon që një nga lojtarët kryesorë të formacionit të tij është dëmtuar.

Edhe te skuadra tjetër e kryeqytetit janë të shqetësuar pasi një nga lojtarët e tyre po ashtu është dëmtuar. Bëhet fjalë për Arinaldo Rrapajn e Partizanit. Mesfushori i demave ka pësuar një dëmtim që e ka detyruar atë të largohet nga grumbullimi i kombëtares U-21, pasi stafi mjekësore ka parë që lojtari e ka të pamundur edhe aktivizimin e tij në ndeshjen me Anglinë.

Nuk dihet akoma gjendja e Rrapajt, por te trajneri Dritan Mehmeti ka vazhduar “dhimbja e kokës”. /f.a/abcnews.al