Shqetësimi i Lopetegui: Shëndeti i lojtarëve në rrezik, ka dy probleme

schedule22:18 - 10 Qershor, 2020

schedule 22:18 - 10 Qershor, 2020

Nesër rikthehet La Liga spanjolle dhe Julen Lopetegui sheh një problem të madh. Sevilla pret Betis në derbin e zjarrtë të Andaluzisë (e enjte, 22:00) dhe trajneri i Sevilla e cilëson problem të madh ritmin e çmendur të ndeshjeve dhe temperaturat e larta.

Lojtarët i kanë kryer mirë detyrat e tyre. Disa më mirë se të tjerët, por e përgjithshmja është ok. Në këtë fazë ka shumë rëndësi aspekti psikologjik, por po e marrim veten gradualisht. Kemi pasur shumë pak kohë në dispozicion, kemi zhvilluar vetëm 8 seanca stërvitore të plota.

Gjithsesi, nuk është koha të qahemi dhe ankohemi, duhet të përshtatemi me situatën. Në Gjermani po luajnë një ndeshje në javë dhe lojtarët po dëmtohen. Ne do të luajmë çdo tre ditë, në një temperaturë prej 38-40 gradësh.

Duhet të ruajmë shëndetin e futbollistëve, temperaturat e larta dhe ritmi i ndeshjeve përfaqësojnë një faktor të madh të panjohur, kështu që do të kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Të shohim se si do të reagojë skuadra“, deklaron trajneri i Sevilla për Gazzetta dello Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!