Portugalia mori tre pikët e para në Euro 2020 pas suksesit 3-0 ndaj Hungarisë, teksa sot (18:00) do të sfidojë Gjermaninë e Joachim Low në “Allianz Arena” të Mynihut.
Një sfidë spektakolare dhe tepër emocionuese pritet të zhvillohet. Trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Fernando Santos nuk do të ketë në dispozicion Joao Felix.
Talenti i Atletico Madrid, i cili qëndroi në stol në takimin ndaj Hungarisë, sot do ta ndjekë nga tribuna përballjen me “Pancerat” gjermanë.
Sulmuesi 21-vjeçar ka probleme fizike dhe sot nuk do të jetë i gatshëm. Jashtë edhe Nuno Mendes. Mbrojtësi i majtë i Sportingut të Lisbonës, ka pësuar një tërheqje në kofshë. /abcnews.al