Shqetësim gjendja e të rinjve, si paraqitet situata te “Shefqet Ndroqi”

schedule11:18 - 19 Mars, 2021

schedule 11:18 - 19 Mars, 2021

Situata në spitalin Covid-2 ose “Shefqet Ndroqi” paraqitet sot më e qetë. Siç raporton gazetarja Ema Shazivari paraditen e sotme nuk është konstatur fluks ambulancash që sjellin urgjenca të reja.

Në spital ka ende kapacitete të lira, ndërsa shqetësim mbetet gjendja e të shtruarve në këtë spital, pasi një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë. Ndonëse është ulur lehtë numri i të infektuarve, nuk ka rënë agresiviteti i virusit.

Në tre spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale janë 406 pacientë që po marrin trajtim, ndërsa 31 janë në terapi intensive.

Në repartin e terapisë intensive te “Shefqet Ndroqi” është edhe një 19-vjeçare. Rëndimi i gjendjes së pacientëve në moshë të re vijon të jetë shqetësim për mjekët, pasi një pjesë e tyre nuk janë me sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!