Shpyllëzimi në Amazonë arrin nivelet më të larta që nga viti 2008

schedule11:56 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 11:56 - 1 Dhjetor, 2020

Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, raporton agjencia hapësinore e vendit (Inpe).

Një total prej 11,088 km katrorë pyje shiu u shkatërruan nga gushti i vitit 2019 deri në korrik të 2020. Kjo është një rritje prej 9.5% nga viti i kaluar.

Amazona është një depo jetike, mbajtëse e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Shkencëtarët pyjet kanë pësuar humbje me një ritëm të përshpejtuar që kur Jair Bolsonaro mori detyrën në janar 2019.

Presidenti brazilian ka inkurajuar aktivitetet e bujqësisë dhe minierave në hapësirën pyjore më të madhe në botë. Amazona është shtëpia e rreth tre milion specieve bimore dhe shtazore dhe banohet nga një milionë vendas. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!