Fiorentina është pengesa e radhës e Interit në kampionat. Zikaltrit duan të reagojnë pas humbjes 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Juventusit, por përballë do të kenë një ekip shumë të motivuar.
Jack Bonaventura e sheh si derbi këtë sfidë, pasi ka kaluar 6 sezone te kuqezinjtë e Milanit. Mesfushori i Fiorentinës, që ka bërë mirë në dy takimet e fundit në Serie A, analizon duelin e ditës së nesërme në Firence (20:45).
“Çdo skuadër vuan përballë Interit, duhet të bësh ndeshjen perfekte për t’i mposhtur. Gjithmonë me shpresën që ata nuk do të jenë në 100%-in e tyre. Na pret një sfidë e vështirë kundër një skuadre të madhe.
Ata kanë kampionë të mëdhenj dhe nuk mjafton të luash mirë ndaj tyre. E pamë edhe në sfidën e fundit një gjë të tillë, na duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte ndaj Interit.
Humbja 6-0 me Napolin? Zhvilluam një ndeshje të shpifur, tmerrësisht e vështirë për t’u kapërdirë. Morëm një shpullë që na ka zgjuar në disa aspekte. Ka raste kur mëson shumë nga humbjet“, deklaroi Bonaventura. /abcnews.al