“Shpresojmë ta kuptojnë rrezikun”, Rusia paralajmëron Perëndimin pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë

schedule07:58 - 11 Tetor, 2022

schedule 07:58 - 11 Tetor, 2022

Mëngjesin e sotëm, Moska ka lëshuar një paralajmërim për Perëndimin, për përfshirjen e tij në konfliktin ukrainas.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, ka thënë se Rusia do të marrë kundërmasat e duhura në përgjigje të “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën.

Fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake gjatë gjithë konfliktit dhe kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj aseteve ruse, shkruan skynews. 

“Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore”, ka thënë Ryabkov.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se një numër i sulmeve me raketa që goditën qytetet e Ukrainës, duke vrarë të paktën 14, ishin në hakmarrje për sulmet në territorin rus.

Ka të ngjarë që ai i referohej bombardimit të urës Kerch në Krime, për të cilën Moska fajëson forcat ukrainase./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!