Sulmuesi dibran Xhuljano Skuka ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u zyrtarizuar te klubi francez i Metz.
Shifra e transferimit thuhet të jetë rekord, ku dhe vetë Partizani e ka theksuar këtë gjë duke e konsideruar si transferimin më të shtrejntë, ku shifrat mendohen të jenë më shumë se 1,4 milionë euro.
Partizani ka ende të drejtën e 20% të kartonit të Skukës. Ndërkohë, Skuka i ka dhënë lamtumirën klubit të Partizanit me dorë në zemër dhe tepër i emocionuar, ku sulmuesi shqiptar nuk e ka harruar ndikimin e klubit të “demave të kuq” në karrierën e tij./ h.ll/abcnews.al
Postimi:
Mire se erdhe ne familjen e kuqe.
Fjala e pare qe me thane diten e pare timen ne kete familje tek e cila me ngriti moralin, emrin dhe mua vet si lojtar. Sa shume emocione te kaluara se bashku, ku vlen te mbaj mend vetem momentet me te mira. Ato momente qe i perjetova me ekipin dhe tifozerine me te bukur.
Ne kete post falenderimi dhe mbyllje etapes time si lojtar i Partizanit kerkoj te falenderoj te gjithe stafin drejtues, presidentin Gaz Demi, Olsi Rama, Elton Marinin, gjithe cunat e ekipit dhe partnerin tone kryesore qe ishte aty me ne cdo here “UG”. Ashtu sic me dhate fat qe ne debutimin tim te pare , shpresoj qe te me mbani mend si SKUKA i Partizanit. Ju jam perules gjithmone, shpresoj te shihemi perseri!
PMTP