“Paris 2024″/ Mundësi Valiev ngec në çerekfinale, Shqipëria pa medalje olimpike

schedule13:24 - 9 Gusht, 2024

schedule 13:24 - 9 Gusht, 2024

PARIS- Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në “Paris 2024”, Chermen Valiev është eliminuar në çerekfinale.

Ai u mposht në çerekfinale 6-5 nga rivali uzbekistanas Jamalov Razambek.

Dueli mes tyre ishte i vlefshëm për peshën deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë të mundjes.

Islam Dudaev, i cili garon  më 10 gusht është shansi i fundit i Shqipërisë për të arritur një medalje në Lojërat e Parisit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!