Spanja ka filluar të marrë frymë nga koronavirusi, këtë të mërkurë ajo ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 523 viktima ndërsa një ditë më parë numri i personave që kishin humbur jetën nga covid 19 ishte 567.
Spanja është vendi i tretë në botë pas SHBA dhe Italisë, përsa i përket humbjes së jetëve si pasojë koronavirusit ku numri i viktimave ka shkuar në 18,579.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 3,573 raste të reja duke e çuar në 177,633 numrin total të të infektuarve me Covid-19./abcnews.al