Shpresë nga Spanja, shënohet numri më i ulët i viktimave nga Covid 19 që prej marsit

schedule13:44 - 10 Maj, 2020

schedule 13:44 - 10 Maj, 2020

Spanja më në fund duket se po i jep fund mankthit me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 143 viktima nga Covid-19, shifër kjo më e ulët dhe nga ajo e 179 që ishte një ditë më parë.

Sipas autoriteteve, ky është bilanci më i mirë në Spanjën e goditur nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars.

Ndërkohë deri më tani në  Spanjë kanë humbur jetën 26 621 viktima nga koronavirusi dhe 224 390 të infektuar./abcnews.al