Ivan Gazidis, CEO i Milanit, ka dashur që t’u shpjegojë futbollistëve kuqezi situatën e krijuar me Super League, po është ndaluar ta bëjë diçka të tillë nga drejtori teknik, legjenda Paolo Maldini.
Vetë ish-kapiteni i Milanit nuk kishte asnjë informacion në lidhje me projektin Super League, ku edhe klubi i tij ishte përfshirë dhe ishte gati të merrte pjesë.
Gazeta La Repubblica raporton se Maldini i ka thënë Gazidis të mos i përziejë lojtarët me çështjet e drejtuesve të klubit. Ata duhet të merren veç me pjesën sportive, sikurse edhe vetë Maldini. /abcnews.al