“Shpirti demokrat nuk vdes kurrë”, Zhupa: Rekord historik, PD u rrit me mbi 2230 vota

schedule22:41 - 28 Prill, 2021

schedule 22:41 - 28 Prill, 2021

Kandidatja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa falënderon mbështetësit e kësaj fushate, Zhupa shprehet se Partia Demokratike u rrit me plus 2230 vota duke marrë në këtë mënyrë sipas saj në vota si asnjëherë më parë.

“Arritëm që Partia Demokratike u rrit me plus 2230 vota, duke marrë vota si asnjëherë më parë, rekord historik nga numri i votave dhe përqindja. Partia Socialiste me gjithë skemat e korruptimit, pushtetin, presionet, vendet e punës në kohe fushate, gjithë administratën për manipulim, gjithë certifikata e pronësisë dhe legalizimeve që përdoren për fushatë, policinë si vegël të kishte rënie të votave në tre bashkitë tona me 1529 vota më pak”, shprehet Zhupa.

Statusi:

Pata fatin te punoja nga afer ne kete fushate 52 ditore me qytetaret e Sarandes, Konispolit dhe Finiqit!

Arritem qe Partia Demokratike u rrit me plus 2230 vota, duke marr vota si asnjehere me pare, rekord historik nga numri i votave dhe perqindja.

Partia Socialiste me gjithe skemat e korruptimit, pushtetin, presionet, vendet e punes ne kohe fushate, gjithe administraten per manipulim, gjithe certifikata e pronesise dhe legalizimeve qe perdoren per fushate, policine si vegel te kishte renie te votave ne tre bashkite tona me 1529 vota me pak.

Eshte nje pune e perbashket qe dua te falenderoj cdo anetar, cdo kryetar seksioni, cdo kryetar grupseksioni, cdo nenkryetar, sekretaren e deges, cdo pjestar te shtabit elektoral, cdo koordinator zaz, kryetarin e FRPD Sarande dhe gjithe djemte dhe vajzat e mrekullueshme qe me shoqeruan ne cdo cep, kryetaren e Lidhjes se Gruas dhe cdo zonje te nderuar qe me qendroi ne krah.

Faleminderit komisionereve, vezhguesve dhe numeruesve tane per punen e mundishme dhe te palodhur.

Mirenjohje pafund, nderime per cdo qytetar qe zgjodhi ndryshimin, qe na mbeshteti dhe perkrahu, qe nuk u frikesua nga pushteti, qe nuk u ble nga pushteti, qe tregoi se Saranda, Finiqi dhe Konispoli e duan Ndryshimin!

Shpirti demokrat nuk vdes kurre!

/abcnews.al/