Shpiku penalltitë, ndahet nga jeta në moshën 93 vjeçare Yossi Dagan

schedule21:17 - 22 Mars, 2020

schedule 21:17 - 22 Mars, 2020

Yossi Dagan, njeriu që shpiki gjuajtjen e penalltive, është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare. Në Lojërat Olimpike të vitit 1968, Bullgaria eliminoi Izraelin në çerekfinale me një hedhje monedhe.

Dagan, një anëtar i Federatës së Izraelit, vendosi të gjente një mënyrë më të drejtë për të përcaktuar fituesin pas një barazimi në një ndeshje me eliminim direkt.

Ai dha idenë e gjuajtjes së penalltive dhe e dërgoi atë në FIFA dhe deri në qershor 1970, u pranua në rregullore. Penalltitë e para u zhvilluan mes Manchester United dhe Hull City dhe i pari që shënoi penalltinë, ishte futbollisti George Best.

Yossi Dagan mori frymën e tij të fundit në moshën 93 vjeçare dhe do të mbahet mend përgjithmonë në botën e futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!