Inxhinierët japonezë kanë prezantuar konceptin e një “makine larëse njerëzore” që pastron trupin ndërsa inteligjenca artificiale (AI) luan përmbajtje multimediale për relaksim. Banja me ultratinguj prodhon flluska ajri jashtëzakonisht të imta që largojnë papastërtitë nga poret.
Projekti po zhvillohet nga kompania Science me bazë në Osaka, e cila është e specializuar në prodhimin e dusheve. Projekti Usoyaro duhet të përfundojë deri në vitin 2024, dhe një vit më vonë do të bëjë debutimin e tij në ekspozitën e teknologjisë Osaka Expo.
Është interesante se vaska e pazakontë u frymëzua nga një shpikje e kompanisë Sanyo Electric, e cila u prezantua në vitin 1970 në Osaka. Presidenti i kompanisë Science, Yasaki Aoyama, mori pjesë në ekspozitë si një dhjetë vjeçar dhe u magjeps nga shpikja, raporton Daily Mail.
Projekti i Sanyo Electric përfshinte një vaskë të mbyllur, e cila mbushet automatikisht me ujë të nxehtë, ndërsa 300 topa pastrojnë përdoruesin. I gjithë procesi zgjati 15 minuta, por ishte i pazakontë kur nuk pati sukses komercial.
/abcnews.al