Shpifjet rreth emigracionet pengojnë zgjidhjet politike të fenomenit

schedule14:48 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 14:48 - 30 Dhjetor, 2020

Nga Ken Oliver, The Hill

Amerika është përçarë gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit, nga politika te pandemia deri te besimet fetare. Historitë mediatike të ligjërimit dhe ngjarjeve publike duket se nxisin më tej tensionet midis së majtës dhe të djathtës.

Edhe faktet dhe raportimi i vërtetë tani shpesh po vihen në diskutime. Përdorimi i fjalëve jo precize  ironizon edhe idenë e vendit amerikan të bashkuar.

Disa nga përçarjet më akute dhe pandershmëria verbale përfshijnë temën e imigracionit. Etiketat “kundër imigracionit” dhe “kufijtë e hapur” janë tema të diskutuara gjerësisht  nga partizanët që kërkojnë të demonizojnë kundërshtarët e tyre.

Përveç pasaktësisë së tyre në pothuajse çdo rast, shpifjet e tilla pengojnë aftësinë e udhëheqësve amerikanë për të gjetur zgjidhje për çështjet e sigurisë së kufirit dhe politikës së imigracionit.

Njësoj siç bëri Donald Trump. Ai më shumë se kushdo tjetër është akuzuar nga kundërshtarët e tij se ishte kundër imigracionit. Më qartë, presidenti shpesh është ndeshur me shpifje të tilla për përpjekjet e tij për të frenuar imigracionin e paligjshëm.

Kritikët e tij gjithashtu kanë refuzuar të bëjnë  dallimin midis imigracionit të ligjshëm dhe imigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë, Joe Biden dhe aleatët e tij janë cilësuar nga konservatorët si avokatë, të cilët mbrojnë emigracionin. Por platforma kombëtare për Demokratët flet qartë për përpjekjet  rreth zbatimit të imigracionit,  kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe  sigurisë kombëtare si dhe një përmirësimit në procedurat ligjore.

Në vend që  populli amerikan të  përçmojë dhe tjetërsojë padrejtësisht individët që kanë probleme legjitime, por konkurruese, një mënyrë veprimi më e mirë do të ishte bashkimi rreth qëllimeve të arsyeshme. Ndërsa kjo vlen për shumë çështje,  qëllim i vetëm  është të ndalohet trafikimi i njerëzve.

Sipas studiuesve akademikë, ka më shumë se 300,000 viktima të trafikimit njerëzor në Teksas.

Po pjesa tjetër e vendit?

Nëse amerikanët do të mund të përqendroheshim në këtë lloj sfide thelbësore, atëherë mund të fillonin të shihnin rivendosjen e marrëdhënieve dhe rezultateve të politikave më produktive përgjatë linjave të caktuara të partisë.

Kjo është thelbësore për të arritur një shkallëzim shumë të nevojshëm dhe dypalësh në retorikë.

Në mënyrë që qeveria amerikane të funksionojë, secili prej amerikanëve duhet të bëjë pjesën e tyre për të ulur nivelin e përçarjes që po rritet çdo ditë. Populli amerikan duhet t’i kërkojë qeverisë të përdorë fakte të vërteta.

Nuk ka periudhë më të mirë se fundi i vitit 2020 dhe agimi i një viti të ri për të vendosur që të amerikanët të largohen nga kjo pandershmëri dhe demonizim drejt një diskursi publik më produktiv dhe të shëndetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!