Shpëton vetëm Leao, eurogol dhe pjesë e historisë së Milanit

schedule11:47 - 30 Shtator, 2019

schedule 11:47 - 30 Shtator, 2019

Rafael Leao ishte e vetmja gjë e bukur e Milanit në disfatën 1-3 të mbrëmjes së kaluar përballë Fiorentinës. Portugezi shënoi golin e parë me ekipin e ri dhe të parin në Serie A.

Veprim fantastik teknik i 20-vjeçarit, driblim i tre lojtarëve miq dhe mposhtje me lehtësi e polakut Dragowski. Goli nuk pati asnjë vlerë, përveçse kënaqësisë personale për Leaon.

Anësori ofensiv portugez (20 vjeç e 111 ditë) bëhet në këtë mënyrë golashënuesi i dytë më i ri i huaj në Serie A në historinë e Milanit. Vendi i parë? Alexandro Pato. Braziliani shënonte në debutim kundër Napolit në moshën 18 vjeç e 183 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!