Shpëtoi Realin nga humbja në derbin ndaj Atletico Madrid, historia e trishtë e Alvaros e cila më pas u kthye në “përrallë”

schedule10:12 - 26 Shkurt, 2023

schedule 10:12 - 26 Shkurt, 2023

Përgatiti dhe përktheu Hergi Llupi

Dje, Real Madrid mori një barazim ndaj Atletico Madrid falë golit të Alvaro Rodriguez, i riu i talentuar i “Los Blancos”. Por, çfarë fshihet pas këtij goli të ëndrrave me fanellën e bardhë të skuadrës spanjolle.

Një letër solli lumturinë në shtëpinë e Alvaro Rodriguez. Real Madrid e thirri të testohej me klubin më datë 12 mars të vitit 2017, në orën 9:30. Alvaro, atëherë 11 vjeç, ishte lojtari numër 45,215 në radhë për t’u testuar, dhe dita i erdhi.

“Në përputhje me kërkesën që na keni bërë, ju ftojmë të bëni testim, në ditën dhe orën që figuron në titullin e këtij njoftimi. Duhet të paraqiteni në kohë për testin me këtë letër në qytetin e Madridit, i pajisur me këpucë gome, çorape sportive, dhe një peshqir. Mund të shoqëroheni nga dy të afërm dhe ju lutemi mos të vishni fanellë sportive të Real Madrid në teste, për shkak të konfuzionit pasi ne ofrojmë fanellat e testimit”, lexohej në njoftimin të cilën Alvaro dhe familja e tij do ta lexonin dhjetëra herë, një letër dashurie e tërë nga Madridi për një djalë që ëndërronte të bëhej lojtar i madh me fanellën e “Los Blancos”.

Ashtu siç bëjnë shumë prindër, në shtëpinë e Alvaros ata kontaktuan klubin në mënyrë që të mund të bënin një test për vogëlushin. Për të kryer këtë testim nga klubi i ëndrrave të tij, atij i duhej të merrte një autorizim nga Girona, klubi ku ai luante në atë kohë.

Lumturia e tij u kthye në trishtim, pasi drejtori teknik i Gironas, nuk ia dha atë leje dhe kjo gjë shkaktoi një zhgënjim të madh. Më 12 mars 2017, Alvaro nuk u paraqit kurrë në ato teste.

Alvaro ishte aq shumë i mërzitur sa familja e tij u përpoq t’ja rikthente sa do pak buzëqeshjen duke i mundësuar një fundjavë për të vizituar turneun në Santiago Bernabeu e për të parë një ndeshje të Real Madrid. Në vitin 2020, më saktë më 1 korrik të vitit 2020, ëndrra e tij u bë realitet. Alvaro u transferua nga Girona te Real Madrid U17. Një ëndërr e bërë realitet për një djalosh me kaq shumë pritshmëri. Fiks 1 vit më pas, ai u bashkua me Real Madrid Castilla, ekipi i rezervave.

“Jam shumë i lumtur që e kam arritur këtë qëllim, me këtë ekip që është më i miri në botë, në këtë stadium është një ëndërr fëmijërie që është realizuar”. Alvaro mbylli një natë magjike për t’u kujtuar me këto fjalë. Ai shënoi golin e tij të parë për Realin, në derbin kundër Atletico Madrid ditën e djeshme, më 25 shkurt 2023. Të futesh në Bernabeu për herë të parë në minutën e 77-të dhe të shënosh në minutën e 83-të golin që shpëton skuadrën tënde nga humbja, është diçka magjike për çdo futbollist./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!