Shpëtoi për mrekulli, kush është njeriu që pa vrasjen e dyfishtë në Elbasan

schedule22:38 - 5 Tetor, 2021

schedule 22:38 - 5 Tetor, 2021

“ABC” ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i dyfishtë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. “ABC” mëson se përpos dy viktimave, Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri ka mbetur edhe një tjetër person i plagosur.

Por kush është ai? Një burim i tha “ABC”-së se i plagosuri është kushëri i Lulzim Bitrit. Ai ishte prezent mbrëmë në vendin e ngjarjes duke biseduar me kushëririn e tij dhe Çollakun që e kishte shok, kur këta të fundit u qëlluan me breshëri duke humbur jetën.

Nga breshëria e plumbave ai shpëtoi për mrekulli, pasi një plumb i kaloi pranë veshit dhe që për fat të mirë vetëm sa i shkaktoi një gërvishtje në kokë.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, mes të tjerëve ka marrë edhe këtë të fundit për dëshmitarë okular. Ai punon si shofer ekskavatori dhe në momentin që grupi hetimor e ka pyetur për shenjën në kokë është shprehur se “jam dëmtuar nga thyerja e xhamit”.

Dyshimet e grupit hetimor janë konfirmuar nga mjeku ligjor që ka konfirmuar që shenja në kokë ishte fshikje nga plumbi, që shpëtoi për mrekulli./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!