Shpëtoi fëmijët nga sulmi i sirianit në Francë/ Flet 24 vjeçari: Veprova instiktivisht, bëra gjithçka që do të bënte dikush tjetër

schedule12:44 - 9 Qershor, 2023

schedule 12:44 - 9 Qershor, 2023

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një park në Francë, ku një 32 vjeçar qëlloi me thikë katër fëmijë. Por kjo ngjarje e dhimbshme kishte një hero dhe ai është 24-vjeçari Henry.

“Kam vepruar instinktivisht. Unë veprova si çdo francez. Bëra gjithçka që munda për të mbrojtur më të dobëtit,” tha 24-vjeçari për CNews të premten në mëngjes.

“Kushdo tjetër do ta bënte atë që bëra unë. Veprova sipas instinktit tim”, shtoi Henry.

I riu i diplomuar për Filozofi, i cili ndodhi në Ansy si pjesë e udhëtimit të tij për të vizituar katedralet në Francë, beson se nuk e gjeti veten rastësisht në atë zonë.

“Ndjeja një fuqi të madhe brenda meje, nuk duroja dot që fëmijët të sulmoheshin para meje. Shumë më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, por mbi të gjitha mendoj për viktimat dhe familjet e tyre. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë,” shtoi Henry.

Kam imazhe të tmerrshme në kokën time. Ai doli nga këndi i lojërave, vrapoi, ne u përpoqëm ta trembnim. E ndoqa derisa policia ndërhyri dhe e ndaloi”, tha ai për atë që mban mend nga ajo që ndodhi të enjten.

24-vjeçari shpjegoi edhe pse i përdori çantat e shpinës në këtë mënyrë : “E kuptova se ishte më i shpejtë se unë, kështu që hodha çantën e shpinës më të rëndë për të vrapuar vetëm me atë të vogël”, tha ai për rrjetin BFM TV.

Henry, i cili dëshmoi për tre orë për sulmin me thikë për t’i dhënë policisë sa më shumë detaje. Megjithatë, ai pranoi se ishte frikësuar për jetën e tij por më shumë për të të tjerëve.

24-vjeçari “heroi me çantë shpine” njoftoi, më në fund, se pasdite do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të katër fëmijëve, të moshës 22 muajsh deri në 3 vjeç, të cilët u goditën me thikë nga 32-vjeçari sirian , kryeministrja franceze, Elizabeth Bourne, tha se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!