14 persona që ishin bllokuar në një minierë ari 180 metra nën tokë në Kolumbi arritën të shpëtohen. Sipas El Pais ata ishin bllokuar në zonën e Barranco de Lomba, një qytet në rajonin jugor të Bolivar.
Presidenti Ivan Duque konfirmoi se 14 minatorët e arit të bllokuar nga rrëshqitja e tokës u shpëtuan disa orë pasi u dha alarmi dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes.
“Pati një rrëshqitje të dheut, ne mblodhëm komitetin komunal të menaxhimit të rrezikut. Kemi ngritur një qendër të vetme biznesi për të ndihmuar vëllezërit tanë”, kishte deklaruar më herët kryetari i zonës. /abcnews.al