Shpëtim Saraçi: Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më, po më dridhen duart

schedule16:34 - 7 Janar, 2021

schedule 16:34 - 7 Janar, 2021

Ditën e djeshme u nda nga jeta, kantautori i mirënjohur, Kujtim Prodani, pasi nuk arriti ta fitonte dot betejën me Covid-19.

LEXO EDHE:  Lamtumirë “rebeli” i muzikës! Kush ishte Kujtim Prodani, artisti që i dha Shqipërisë kulturën e trashëguar

Të shumta kanë qenë reagimet për vdekjen e parakohshme të Prodanit, duke shprehur ngushëllimet e përzemërta.

Një prej tyre, ka qenë edhe kompozitori Shpëtim Saraçi, i cili kishte edhe një miqësi shumë të ngushtë me Kujtimin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se ky lajm i shkatërroi të gjithë këtë fillim viti, ndërsa shton se nuk gjen fjalë të shkruajë e duart i dridhen fort.

“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më.

Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften….

Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort…..

Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.

Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem…

Ngushellimet me te sinqerta familjes….

R.I.P”, ka shkruar Saraçi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!