Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, përmes një video të publikuar në rrjete sociale, ka përkujtuar sfidat e çamëve ndër vite nga regjimi komunist, ndërsa, teksa heq paralele me realitetin thotë se “më 25 prill do të jetë dita jonë përballë ‘oktapodit’ të rilindjes”.
Ai e nis që nga viti 1944 duke thënë se “i kemi duruar kur e zhvendosën Batalionin Çamëria në Korçë që mos t’u vinin në ndihmë vëllezërve të tyre çamë që po masakroheshin nga bandat e Napolon Zervës”. Idrizi thekson se Çamëria është nderi dhe arsyeja e përditshme për të luftuar dhe për të ndrequr padrejtësinë historike.
Statusi
I kemi duruar në 1944, kur e zhvendosën Batalionin Çamëria në Korçë që mos t’u vinin në ndihmë vëllezërve të tyre Çamë që po masakroheshin nga bandat e Napolon Zervës!
I kemi duruar në 1960 kur vranë e burgosën elitën Çame me gjyqe të inskenuara sipas modelit rus të Vishinskit;
I kemi duruar kur na margjinalizonin dhe etiketonin deri në kufijtë e racizmit si qytetarë të dorës së dytë në vendin amë;
I kemi duruar kur anëtarët e Shoqatës Patriotike Çamëria në vitin 2004 rriheshin në dyert e Parlamentit të Shqipërisë sepse kërkonin miratimin e një Rezolute për Çamërinë;
I kemi duruar ne 2013 kur bënë gjithshka të na përçanin me një parti tjetër çame;
I kemi duruar në vitin 2017 kur masakronin mandatet e Çamërisë që në Parlament të mos ishte për 4 vjet Zëri i Çamërisë;
I kemi duruar 4 vjet kur hiqnin Çamërinë nga programi i qeverisë shqiptare;
Nuk i durojmë më që guxojnë në marrëzinë të heqin nga librat e Historisë së Shqipërisë emrin Çamëri!!!
Nuk ja falim kurrë dhunën, goditjen dhe arrestimin e 25 anëtarëve të Shoqatës Patriotike Çamëria në protestë, për ti bërë qejfin Ministrit të Jashtëm grek!
Çamëria nuk harron!
Kurrë, kurrë më!
Çamëria është nderi ynë, është arsyeja jonë e përditshme për të luftuar dhe për të ndrequr padrejtësinë historike.
Më 25 Prill është dita jonë, përballë oktapodit dhe tentakulave të Rilindjes mavi!
/abcnews.al