Shpërthimi në zyrat e postës në Zveçan, raportohen dëme materiale

schedule12:36 - 1 Prill, 2025

schedule 12:36 - 1 Prill, 2025

Një granatë dorë ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë natës. Sipas policisë së Kosovës, nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa janë raportuar vetëm dëme materiale.

“Sipas informacioneve tona të para një shpërthim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!