Shpërthimi në Zagreb, presidenti kroat: Incident serioz, droni ka ardhur nga Ukraina

schedule12:36 - 11 Mars, 2022

schedule 12:36 - 11 Mars, 2022

Presidenti kroat Zoran Millanoviç paraditen e kësaj të premtje ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dronit ushtarak në Kroaci mbrëmjen e së enjtjes së Zagreb.

Millanoviç në deklaratën e tij ka bërë me dije se droni ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë.

“E ndjej obligim t’i drejtohem opinionit. E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë.

I bëjë thirrje qytetarëve të jenë të qetë. Vlerësojmë se ky akt nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë. Ky është një incident dhe duhet t’i shqyrtojmë çështjet procedurale. Kjo fluturake ka madhësinë e një aeroplani që peshon mbi 6 tonelata që u rrëzua në Zagreb”, ka thënë presidenti kroat.

Ndër të tjera ai ka theksuar se radarët e kishin detektuar fluturaken, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte kohë shumë e shkurtër.

“Kam biseduar sot me kryeministrin. Po zhvillohen hetimet, ku janë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës, e deri më tani kemi mësuar se fluturakja ka ardhur nga Ukraina dhe është rrëzuar në Kroaci pasi ka mbetur pa karburant”, është shprehur ndër tjera Millanoviç.

Ndër të tjera autoritetet kroate kanë theksuar se shkak për këtë është bërë humbja e kontrollit nga droni ushtarak, ku sipas tij është e pakuptimtë sesi ka kaluar disa orë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush të mos e vërej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!