50 g tritol i është vënë mbrëmjen e djeshme servisit të celularëve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë tritoli u vu në qepenin e dyqanit. Burime pë ABC bëjnë me dije se servisi është në pronësi te Olsi Isufit.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Lexo edhe: Shpërthim në një servis celularësh në Tiranë
Ende nuk është bërë identifikimi dhe kapja e autorëve. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.