Shpërthimi në një hidrocentral në Bolonja në Itali shkaktoi disa viktima dhe të plagosur. Autoritetet vijuan kërkimet pasi alarmit se disa të tjerë rezultonin të zhdukur.
Sipas TG COM, ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit pas kërkimeve të shumta kanë gjetur një tjetër trup të pajetë duke e çuar në pesë numrin e viktimave. Tragjedia ndodhi disa ditë më parë, ndërsa kreu i ekipit të shpëtimit Giovanni Cirmi deklaroi se shpërthimi ka qenë i fortë për rrjedhojë ka shkaktuar pasoja të mëdha.
Kryepokurori i Bolonjas, Guiseppe Amato deklaroi se për këtë ngjarje po vazhdojnë intensivisht edhe hetimet, për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.
/abcnews.al/