Shpërthimi në një hidrocentral në Bolonja, shkon në 7 numri i viktimave

schedule11:23 - 12 Prill, 2024

schedule 11:23 - 12 Prill, 2024

Shpërthimi në një hidrocentral në Bolonja në Itali shkaktoi disa viktima dhe të plagosur. Autoritetet vijuan kërkimet pasi alarmit se disa të tjerë rezultonin të zhdukur.

Sipas mediave italiane, ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit pas kërkimeve të shumta kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet të jetë i fundit, duke e çuar numrin e viktimave në shtatë.

Punonjësi i fundit i gjetur i vdekur ende nuk është identifikuar zyrtarisht, por 68-vjeçari napolitan Vincenzo Garzillo ishte raportuar i zhdukur. Ndërkohë, Jonathan Andrisano, punëtori 35-vjeçar i shtruar në terapi intensive në Sant’Orsola në Bolonja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia ndodhi disa ditë më parë, ndërsa kreu i ekipit të shpëtimit Giovanni Cirmi deklaroi se shpërthimi ka qenë i fortë për rrjedhojë ka shkaktuar pasoja të mëdha.

Kryepokurori i Bolonjas, Guiseppe Amato deklaroi se për këtë ngjarje po vazhdojnë intensivisht edhe hetimet, për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.

/abcnews.al