Mesnatën e së hënës një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një banese në Laprakë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Pandi Dardha, në Laprakë, në banesën e shtetasit Gjergji Llazi.
Në fjalën e tij për mediat pronari i banesës thekson se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë dhe nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje.
LEXO EDHE:Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë
Ndër të tjera Llazi ka deklaruar se në momentin e shpërthimit kanë qenë të gjithë në banesë.
“Unë kam qenë në gjumë bashkë me familjarët, policia ka ardhur para se të hapja derën. Nuk kam pas asnjë konflikt me asnjeri e kam thënë dhe në polici. Shpërthimi ka qenë i madh pasi është ngritur e gjithë lagjia. Unë nuk dyshoj te asnjëri pasi skam pas asnjë konflikt me asnjë, jam marrë me shitje borërash me gjëra të ndryshme. Në momentin e shpërthimit kemi qenë të gjithë në shtëpi. Në polici i kam thënë të gjithë gjërat siç po jua them dhe ju. Kurrë skam pas konflikte me asnjeri në Laprakë”, është shprehur Llazi./abcnews.al