Shpërthimi në Komunën e Parisit, drejtori i Policisë së Tiranës me urgjencë në vendngjarje

schedule20:15 - 11 Mars, 2021

schedule 20:15 - 11 Mars, 2021

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhi shpërthimi mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Jaupaj deklaroi për mediat se makina ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme. Ai tha se prokurori që e ka në pronësi, Arjan Muça e parkonte prej dy vitesh në vendin ku ndodhi shpërthimi me tritol mbrëmjen e sotme.

Ai theksoi se nuk ka të lënduar pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë person pranë vendin të ngjarjes./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!