Shpërthimi në Fukushima, kërkohen nga 5 vjet burg për 3 ish- menaxherët

schedule12:16 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 12:16 - 27 Dhjetor, 2018

Prokurorët japonezë kanë kërkuar 15 vjet burg në total për tre ish-menaxherë të centralit bërthamor ne Fukushima. Sipas akuzës ata nuk parandaluan shpërthimet dhe rrjedhjen e materialeve radioaktive pas tërmetit të vitit 2011, ndonëse kishin mundësi të pezullonin aktivitetin e centralit.

Për tragjedinë bërthamore pas tërmetit të 11 marsit 2011 në centralin e Fukushimës, në Japoni, u kërkuan pesë vjet burg për tre ish-menaxherë të impiantit bërthamor.

Prokurorët japonezë akuzojnë të tre ish menaxherët për neglizhencë me pasojë vdekjen, në një kohë që të tre pretendojnë se janë të pafajshëm. Ata janë të vetmit që kanë akuzuar për problemet e reaktorit dhe rrjedhjeve radioactive. Sipas akuzës të tre ishin në dijeni të të dhënave që tregonin rrezikshmërinë e incidenteve që lidheshin me tërmete dhe tsunami të mundshme me dallgë deri në 15 metra lartësi. Sipas gjykatësëve ata duhej të kishin ndaluar cdo aktivitet, por nuk e bënë një gjë të tillë.

Në 11 mars të vitit 2011, për shkak të tërmetit me magnitudë 9 dhe të tsunamit që pasoi, centrali bërthamor i Fukushimës pësoi dëme të mëdha që shkaktuan daljen nga përdorimi të sistemeve të ndryshme të ftohjes të impiantit. Por dhe shpërthime të ndryshme në tre reaktorë që shkaktuan rrjedhjen e sasive të mëdha të materialeve radioactive në ambient.

Incidenti ishte në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë duke detyruar autoritetet që të evakuajnë banorët deri në një rreze prej 30 kilometrash. Kjo ishte katastrofa bërthamore më e rëndë pas asaj të Cernobil. Viktimat ishin 20 mijë, ndërsa 120 mijë persona u evakuan. Edhe sot në rajonin e goditur nga tragjedia bërthamore ka akoma problem që lidhen me radioaktivitetin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!