Kryeministri i Libanit në largim, Hasan Diab, dhe ish ministra janë akuzuar për neglizhencë, në kuadër të hetimeve për shpërthimin në portin e Bejrutit, në 4 gusht të këtij viti. Sipas hetimeve të drejtuara nga gjykatësi Sauan, kryeministri, ish ministri i financave, dhe dy ish ministra të punëve publike, ishin paralajmëruar disa herë për rreziqet që lidheshin me magazinimin e nitratit të amonit, në portin e kryeqytetit.
Pas tragjedisë, që i kushtoi jetën 200 njerëzve dhe shkaktoi dëme materiale prej më shumë se 3 miliard dollarë, Diab dha dorëheqjen. Por ai qëndroi në atë post deri në krijimin e qeverisë së re me kryeministër Saad Hariri.
Rreth 30 persona të tjerë janë ndaluar në kuadër të hetimeve. /abcnews.al