Shpërthimi në Bejrut, arrestohen 16 persona, mes tyre dhe zyrtarë! Protestuesit gërmojnë me lopata

schedule08:01 - 7 Gusht, 2020

schedule 08:01 - 7 Gusht, 2020

Qytetarët në kryeqytetin libanez kanë dalë në protestë për shkak të shpërthimit të fuqishëm të pasdites së të martës që shkaktoi të paktën 137 viktima dhe rreth 10 mijë të plagosur.

Ata dolën në rrugë mbrëmjen e të enjtes duke kërkuar reformë. Duke gërmuar me disa lopata në sheshin qendror të Bejrutit, ata thërrisnin në kor  “Populli dëshiron rënien e regjimit”.

Protestat erdhën pasi autoritetet në Liban arrestuan 16 persona pas një hetimi urgjent mbi shpërthimin e madh që shkatërroi zonën e portit të Bejrutit dhe pjesën më të madhe të qytetit.

Gjykatësi Fadi Akiki, një përfaqësues i qeverisë në gjykatën ushtarake, tha se më shumë se 18 persona janë marrë në pyetje deri tani, përfshirë zyrtarët e portit dhe doganave,

Aktualisht janë 16 persona në arrest, tha Akiki, ndërsa të tjerët mbeten nën hetim.

Presidenti Francez Emmanuel Macron bëri një vizitë të paralajmëruar në Bejrut të enjten, duke deklaruar se ai ishte atje për të ofruar mbështetje për qytetarët e Libanit, por jo domosdoshmërisht për qeverinë e saj.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi, por thjesht rezultat i pakujdesisë.

Shumë vende po dërgojnë furnizime urgjente në Liban; të enjten, aeroplanët që mbartin ndihma vinin nga Tunizia, Italia, Rusia dhe Maroku.  Gati 80,000 fëmijë janë zhvendosur nga katastrofa, sipas një vlerësimi të UNICEF.

Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi gjithashtu të paktën 12 institucione të kujdesit shëndetësor dhe shkatërroi një spital për fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!