Policia e Vlorës ka dhënë informacion në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur pasditen e sotme pranë Lungomares në Vlorë.
“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al