Shpërthimi me eksploziv në Kamzë, dyshimet kryesore

schedule12:29 - 7 Maj, 2022

schedule 12:29 - 7 Maj, 2022

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i sotëm i ndodhur në një kancelari në Kamzë, kusi pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ku sipas burimeve mësohet se lënda eksplozive është hedhur në pjesën e sipërme të godinës që është dhe shkaku kryesor i përfshirjes së saj nga flakët.

LEXO EDHE: Shkrumbohet nga flakët kancelaria në Kamzë, dyshimet e para

Ndër të tjera mësohet se shkak për këtë të jetë bërë një konflikt i hershëm që mund të ketë pasur pronari i godinës, i cili ndodhet jashtë vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!