Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët

schedule09:13 - 1 Gusht, 2021

schedule 09:13 - 1 Gusht, 2021

Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë,  pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private u erdhën në ndihmë turistëve, sipas mediave lokale.

Në qytetin e Bodrumit,  janë evakuuar 3 hotele me turistë. Zjarret, të cilët kanë filluar që nga e mërkura, kanë shkaktuar të paktën 6 viktima. Dy viktimat e fundit u konfirmuan të shtunën.

Zyrtarët thonë se të gjithë përveç 10 vatrave të zjarrit janë vënë nën kontroll. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të shtunën  Manavgat, ku u konfirmuan  5 viktimat e para.


Erdogan u zotua se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi. Presidenti është kritikuar gjithashtu mungesën e avionëve zjarrfikës.

Por ai tha se “arsyeja kryesore për këto çështje është se Shoqata Aeronautike Turke nuk ka qenë në gjendje të përditësojë flotën dhe teknologjinë e saj”. Ai shtoi se Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina  i kanë ardhur në ndihmë vendit në operacionin masiv të shuarjes së zjarreve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!