Shpërthimi i vullkanit në La Palma, “shtëpia e mrekullisë” i dorëzohet llavës

schedule22:55 - 29 Shtator, 2021

schedule 22:55 - 29 Shtator, 2021

“Shtëpia e mrekullisë” që u rrethua nga llava që shpërtheu nga vullkani i La Palma dhe nuk u dëmtua, tashmë nuk është më. Sipas pronarëve të saj, godina tashmë është shkatërruar.

Rainer Cocq, një biznesmen danez në pension, i cili e kishte në pronësi shtëpinë e pushimeve dhe vreshtat përreth me gruan 80-vjeçare Inge Bergedorf, konfirmoi të martën se prona “u gëlltit” nga llava.

“Çdo gjë është shkatërruar,” i tha ai gazetës spanjolle El Mundo nga Danimarka ku jeton, në perëndim të Kopenhagenit.

“Kemi humbur gjithçka në ishullin tonë të dashur. Kjo është shumë e trishtë. Inge dhe unë jemi të shkatërruar.”

Foto të shkrepura nga ajri që tregonin godinën në mes të llavës zunë titujt kryesorë në gjithë botën javën e kaluar, duke u kthyer kështu në një simbol i qëndueshmërisë pasi qindra shtëpi të tjera u shkatërruan. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!