Tre fasoneri janë mbyllur në Gjirokastër si pasojë e Covid-19. Lajmi konfirmohet për abcnews.al nga gazetari Orges Sako.
Mbyllja e fasonerive ka ardhur për shkak të shpërthimit të rasteve me të infektuar mes punonjësve. Mësohet se zyrtarisht janë 322 raste aktive në qarkun e Gjirokastrës.
Situata e pandemisë në vend është në nivele shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 563 raste të reja dhe 8 humbje jete. g.v/abcnews.al