“Shpërthimi” i Kristian Shpendit, sulmuesi i ri shqiptar shkëlqen në Serie C te Cesena

schedule21:16 - 21 Janar, 2024

schedule 21:16 - 21 Janar, 2024

Nuk ishte një ndeshje edhe aq normale. Cezena u detyrua ta luante pa tifozë sfidën ndaj Pontedera në Serie C, por k jo nuk e pengoi një yll të ri shqiptar që të shkëlqente. Kristian Shpendi sikur ndjeu detyrimin për të shlyer gabimin e babait të tij, që goditi me grusht portierin kundërshtar pak ditë më parë, dhe për këtë arsye erdhi dënimi i fushës.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 shënoi jo pak, por plot 3 gola, madje të gjithë vetëm në 7’ minuta të pjesës së parë. Spektakli i Shpendit nisi në minutën e 21’-të dhe përfundoi në të 28’-tën. Cesena fitoi 4-0 dhe që të gjitha rrjetat u shënuan para pushimit.

Për “yllin” 20-vjeçar shqiptar tashmë janë 13 gola në 18 ndeshje, duke pasur edhe 3 asistë. Ai është shënuesi më i mirë i grupit B, dhe po ashtu lojtari më i mirë i sezonit deri tani.

Skuadra nga Emilia-Romanja është në krye të grupit, pra me këtë pozicion është e sigurt që ngjitet në Serie B, ndonëse vetë sulmuesi i Shpresave shqiptare mund të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm, pasi ka mjaft interes për të. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!